FGA

Fashion Group Albania

Ne jemi Fashion Group Albania, kompania e parë me pakicë e veshjeve të modës e themeluar në 2005 me synimin e rimodelimit të tregut shqiptar me pakicë duke prezantuar risinë e menaxhimit të kontratës Franchisee në vend dhe krijuar një standard të ri me pakicë në Shqipëri përsa i përket shërbimit të klientit dhe tregtisë .Fashion Group Albania furnizon tregun shqiptar me produkte alternative cilësore dhe e dëshmoi këtë me sukses me zgjerimin e portofolit të markave të tij të pranishëm në qendrat më të mëdha tregtare në Shqipëri Tirana East gate (TEG), Qendra Tregtare Univers (QTU)Aktualisht ne po menaxhojmë 10 marka ndërkombëtare si: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women’Secret,Aldo në 20 dyqane si dhe online www.fga.al.

18 Vite zgjedhja juaj.Suksesi ynë përgjatë këtyre 18 viteve ka ardhur si rezultat i angazhimit tonë në shërbimin ndaj klientit, përzgjedhjes së markave që sjellim në treg, përvojës tonë në industrinë e modës si dhe vëzhgimin e njohjen e tregut.Qëllimi ynë është përmbushja e nevojave të tregut duke rritur në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme standardin në industrinë e veshjeve të modës nëpërmjet vlerave që përfaqësojnë markat të cilat ne sjellim pranë jush.Ne jemi krenarë për rezultatet e arritura gjatë këtyre viteve dhe jemi të përkushtuar në përmirësimin e mëtejshëm, të përditshëm e të pandalshëm të asaj çka sjellim pranë jush nëpërmjet markave të reja, prestigjoze, por mbi të gjitha me çmime të përballueshme.

10Marka
21Dyqane
12Çmime internacionale
147Punonjës

Udhëhiqemi nga:

Vlerat tona të cilat kanë në fokus “njerëzit të parët”. Çdo hap i ndërmarrë në biznesin tonë bëhet për ta dhe nga ta. Prandaj mbështetemi fort tek bashkëpunimi,integriteti, përgjegjshmëria dhe dinamizmi.

BASHKEPUNIMI

Së bashku me sukses për një qëllim

INTEGRITETI

Respektimi i parimeve morale dhe etike

PËRGJEGJSHMËRIA

Të besueshëm dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e detyrave

DINAMIZMI

Fleksibël në ndryshime që sigurojnë rritje

Misioni ynë

Sigurimi i standardeve më të mira ndërkombëtare, cilësisë dhe trendeve të modës për të gjithë familjen.

Vizioni ynë

Ne synojmë të jemi kompania kryesore me pakicë e modës në menaxhimin e ekskluzivitetit dhe të zgjerojmë aktivitetin tonë në vend duke përfaqësuar marka të njohura fizikisht si dhe të lulëzojmë për të qenë platforma më inovative në internet në vend. www.fga.al